Mbi 40 mijë qytetarë në Kosovë kanë humbur punën si pasojë e pandemisë dhe masave parandaluese që u vendosën nga qeveria.
Këto masa ndikuan që shumë biznese të mbyllen dhe disa të tjera ta përgjysmojnë stafin.
Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të sektorit Privat thotë se gjendja në këtë sektor është tejet e rëndë.
Azemi për Televizionin Publik tha se sektori më i prekur është gastronomia e cila është detyruar të zvogëlojë numrin e punëtorëve për shkak të të ardhurave të vogla.
Sipas Azemit, Kuvendi i Kosovës me mosaprovimin e buxhetit po punon kundër vullnetit dhe dëshirës së punëtorëve.
Nga muaji mars, kur u konfirmuan rastet e para me koronavius, shumë biznese u mbyllën e të tjerat përgjysmuan stafin si pasojë e masave parandaluese që u vënë nga qeveria./Gazeta Sinjali/