Në Kosovë deri më sot janë konfirmuar 10 mijë e 795 raste me koronavirus, nga 42 mijë e 136 persona të dyshuar, shkruan Gazeta Sinjali.
Ndërkaq dje Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se janë regjistruar 205 raste të reja, 163 pacientë janë shëruar dhe janë regjistruar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.411 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.019. /GazetaSinjali/