Momentalisht, 4 mijë e 489 qytetarë në Kosovë janë të infektuar me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 771 raste të reja, nga 6 mijë e 553 testime.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë këtij intervali kohor janë shëruar 119 persona.