image Mbi 38 mijë veteranë të luftës përfitojnë pensione, numri më i madh vijnë nga Deçani

Kosovë

Mbi 38 mijë veteranë të luftës përfitojnë pensione, numri më i madh vijnë nga Deçani

news image

Deri në muajin qershor të këtij viti, nga skema për veteranët e luftës kanë përfituar 38 mijë e 218 persona, shkruan Gazeta Sinjali.

Numri më i madh i përfituesve nga kjo skemë janë veteranët nga komuna e Deçanit, me gjithsej 4 mijë e 74 përfitues.

Bazuar në gjendjen e muajit qershor 2020, numri i përfituesve nga skema e pensioneve për veteranët e luftës ishte ishte 38.218. Numri më i madh i përfituesve ishte në Komunën e Deçanit me gjithsej 4.074 ose 10,7% e numrit të përgjithshëm”, thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Tutje, në këtë raport të ASK-së të publikuar ne faqen zyrtare, bëhet e ditur se, 36 mijë e 259 janë veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërkohë, janë edhe 1 mijë e 959 familje që përfitojnë nga kjo skemë pas vdekjes së veteranit.

Tutje, është bërë e ditur se, nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13 mijë 640 përfitues./Gazeta Sinjali/