image Mbi 300 pacientë me COVID-19 po trajtohen me oksigjenoterapi në spitalet e Kosovës - Sinjali

Mbi 300 pacientë me COVID-19 po trajtohen me oksigjenoterapi në spitalet e Kosovës

news image

Shërbimi Spitalor, Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njoftoi të mërkurën se në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet rajonale të Kosovës janë duke u trajtuar gjithsej 499 pacientë.

Prej tyre, 393 pacientë janë të konfirmuar pozitivë me koronavirus.

Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se 11 pacientë janë të vendosur në respiratorë, 29 në makinat e frymëmarrjes CPAP, ndërsa 332 të tjerë po trajtohen me oksigjenoterapi.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë u shënuan edhe 157 raste të reja me COVID-19 dhe katër viktima.

Në total, Kosova ka regjistruar 12 mijë e 840 raste pozitive të këtij infeksioni, 8 mijë e 942 prej të cilëve janë shëruar, ndërsa 492 pacientë kanë vdekur.

Më poshtë gjeni raportin e detajuar të numrit dhe gjendjes së pacientëve të infektuar me koronavirus të cilët po trajtohen nëpër klinikat e QKUK-së dhe në spitale rajonale. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: