Mbi 300 mijë qytetarë në Shqipëri kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër virusit COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Ministrja e shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar se në të gjithë vendin janë kryer mbi 790 mijë vaksinime kundër koronavirusit.
“Në qendrat e vaksinimit të përqëndruar dhe në qendrat shëndetësore afër vendbanimit, vijon pa u ndalur programi kombëtar i vaksinimit. Mbi 300 mijë qytetarë tashmë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës, teksa janë kryer mbi 790 mijë vaksinime anticovid në të gjithë vendin”, ka shkruar ajo në Facebook./Gazeta Sinjali/