image Mbi 3 milionë fëmijë të infektuar me koronavirus në SHBA

Botë

Mbi 3 milionë fëmijë të infektuar me koronavirus në SHBA

news image

Të paktën 3.03 milionë fëmijë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rezultuan pozitivë në testin për koronavirus që kur u përhap pandemia në këtë vend.

Në javën e kaluar gati 100 mijë fëmijë u infektuan me COVID-19, njoftoi Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP), shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Sinjali.

Rastet pediatrike përbëjnë 13 për qind të të gjitha infeksioneve në SH.B.A., e cila është një rritje gjashtë herë nga mesi i prillit kur ato përbënin vetëm dy për qind.

Fatmirësisht, COVID-19 është ende rrallë vdekjeprurës për fëmijët, me një shkallë vdekshmërie prej vetëm 0,01 për qind.

Por në mënyrë anekdotale, mjekët po paralajmërojnë mbi një mikro tendencë: ata po shohin raste më kritike të gjendjes inflamatore të lidhur me sëmundjen COVID te fëmijët që mund të bëhen vdekjeprurëse./Gazeta Sinjali/