image Mbi 3 mijë e 700 votime nga diaspora janë refuzuar nga KQZ

Mbi 3 mijë e 700 votime nga diaspora janë refuzuar nga KQZ

news image

Organizata joqeveritare Germin e cila është e akredituar për të vëzhguar procesin e numërimit të votave nga jashtë, ka bërë të ditur se deri tash janë refuzuar 3 mijë e 749 fletëvotime nga diaspora, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, deri tash janë verifikuar 12 mijë e 706 votues nga shtetet e jashtme, kurse janë aprovuar vetëm 8 mijë e 957 votues.

“GERMIN, përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është duke vëzhguar procesin e verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”, shkruan ndër të tjera Germin në Facebook./Gazeta Sinjali/