image Mbi 25 milionë maska do të shpërndahen falas nga Shtëpia e Bardhë

Botë

Mbi 25 milionë maska do të shpërndahen falas nga Shtëpia e Bardhë

news image

Shtëpia e Bardhë do të shpërndajë falas mbi 25 milionë maska në mbarë SHBA-në.

Jeff Zients nga Shtëpia e Bardhë, ka thënë gjatë një paraqitje të shkurtër publike se ky vendim është marrë nga administrata e presidentit Joe Biden.

Maska do të jenë në dispozicion në mbi 1 mijë e 300 qendra shëndetësore dhe në 60 mijë depo ushqimore anembanë vendit. Secili amerikan që do të ketë nevojë për maskë mund të shkojë në këto qendra dhe të marrë një maskë të cilësisë së lartë, e cila është prodhuar në Amerikë, falas”, tha ai. /GazetaSinjali/