image Mbi 24 mijë persona në Kosovë dyshuan se e kanë koronavirusin

Shëndetësi

Mbi 24 mijë persona në Kosovë dyshuan se e kanë koronavirusin

news image

Nga 8 shkurti, kur filluan testimet e para, deri më sot, 24 mijë e 575 persona janë testuar për koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Të gjithë këta persona dyshuan se janë të prekur me koronavirus, për shkak se kishin simptoma ose ishin raste kontakti me personat e infektuar.

Prej 24 mijë e 575 mostrat e testuar, 3 mijë e 178 kanë rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

Gjithsej 1 mijë e 824 të infektuar janë shëruar nga ky virus, ndërsa 58 të tjerë kanë ndërruar jetë.

Sonte, më 3 korrik 2020, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 304 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve 114 raste kanë rezultuar pozitive.

Po sonte, ky institut bën të ditur se janë shëruar 117 pacientë, duke e eçuar kështu në 1 mijë e 824 numrin e të shëruarve. Kurse, numri i rasteve aktive në për momentin në Kosovë është 1 mijë e 296 sosh./Gazeta Sinjali/