image Mbi 22 mijë persona janë testuar për koronavirus në Kosovë

Shëndetësi

Mbi 22 mijë persona janë testuar për koronavirus në Kosovë

news image

Deri sonte në Kosovë, 22 mijë e 133 persona janë testuar për koronavirus në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga të gjithë të testuarit, 2 mijë e 268 prej tyre rezultuan pozitiv me COVID-19. Deri tani, 1 mijë e 108 të prekur janë shëruar plotësisht nga virusi, derisa 38 të tjerë kanë ndërruar jetë.

“Nga data 8 shkurt deri më 23 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 22.133 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 2.268 raste, me gjithsej 38 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Ndërkaq, sonte ky institut njoftoi se janë testuar gjithsej 302 mostra, prej të cilave 52 kanë rezultuar pozitiv.

Momentalisht në Kosovë kanë mbetur edhe 1 mijë e 122 raste aktive me koronavirus.

Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme, drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, bëri të ditur se ky institut e ka udhëzuar Ministrinë e Shëndetësisë që të mos testohen rastet e kontaktit, por vetëm ata persona që shfaqin simptoma të koronavirusit, si dhe personat që kanë edhe sëmundje të tjera shoqëruese./Gazeta Sinjali/