Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 22 mijë e 486 doza të vaksinës kundër COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas këtij njoftimi prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 687 mijë e 553 doza të vaksinës.
Kujtojmë se në 24 orët e fundit janë shënuar tetë viktima dhe nga 12 mijë e 666 testime 2 mijë e 279 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. /GazetaSinjali/