image Mbi 20 mijë vaksina antiCOVID për 24 orë në Kosovë

Shëndetësi

Mbi 20 mijë vaksina antiCOVID për 24 orë në Kosovë

news image

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 20 mijë e 646 vaksina kundër COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Siç njofton kjo ministri, prej fillimit të procesit të vaksinimit, 995 mijë e 930 qytetarë janë vaksinuar.

Kurse me dozën e dytë të kësaj vaksine janë vaksinuar 347 mijë e 344 qytetarë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 30 vdekje si pasojë e infektimit me COVID-19 dhe nga 9 mijë e 415 testime kanë rezultuar pozitivë 685 qytetarë.

Ndërkaq sot janë shëruar 1 mijë e 384 qytetarë përderisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 133 mijë e 314.

Numri total i rasteve aktive është 19 mijë e 923. /GazetaSinjali/