image Mbi 20 mijë qytetarë të vaksinuar kundër COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Shëndetësi

Mbi 20 mijë qytetarë të vaksinuar kundër COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

news image

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 20 mijë e 675 vaksina antiCOVID, raporton Gazeta Sinjali.

Siç bëhet e ditur, deri më sot 399 mijë e 341 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të kësaj vaksine.

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë dhënë 1 milion e 110 mijë e 286 doza të vaksinës.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 14 raste të vdekjes dhe nga 6 mijë e 882 testime, 368 qytetarë kanë rezulzuar pozitivë me koronavirus.

Kurse sot janë shëruar 1 mijë e 382 qytetarë përdersia numri i përgjithshëm i të shëruarve është 142 mijë e 064.

Numri i rasteve aktive është 13 mijë e 473. /GazetaSinjali/