Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 20 mijë e 479 doza të vaksinës kundër COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.
Siç njofton MSH-ja, 298 mijë e 445 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të kësaj vaksine.
Që nga fillimi i procesit të vaksinimit, janë dhënë 882 mijë e 718 doza të vaksinës antiCOVID.
Kujtojmë se përgjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 26 raste të vdekjes dhe nga 12 mijë e 558 testime, 1 mijë e 448 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. /GazetaSinjali/