Koronavirusi vazhdon që të marrë jetë njerëzish në shtetet perëndimore europiane, ndër të tjera edhe në Gjermani.
Në shtetin gjerman, kanë ndërruar jetë nga koronavirusi deri më tani 2 mijë e 66 persona.
Vetëm në 24 orët e fundit, në Gjermani kanë vdekur nga virusi 50 njerëz.
Po ashtu, në shtetin gjerman, janë infektuar me koronavirus deri më tani 109 mijë e 180 persona, kurse në orët e fundit regjistrohen të infektuar 1 mijë e 517 raste.
Në mbarë botën, deri tani regjistrohen si të infektuar me Covid-19, 1 milion e 450 mijë e 248 njerëz, ndërsa kanë ndërruar jetë nga virusi 83 mijë e 476 persona./ Gazeta Sinjali/