image Mbi 2 mijë të vdekur nga COVID-19 në Kosovë, mbi 12 mijë raste aktive dhe 12 mijë të vaksinuar

Shëndetësi

Mbi 2 mijë të vdekur nga COVID-19 në Kosovë, mbi 12 mijë raste aktive dhe 12 mijë të vaksinuar

news image

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 100.135 raste nga 490.546 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike deri sot janë regjistruar 2.039 raste të vdekjes.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 85.196 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.900.

Për 16 ditë nga fillimi i imunizimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë arritur të vaksinojnë vetëm 12,000 persona.

Prioritet në imunizim u është dhënë punonjësve shëndetësorë, të moshuarve dhe atyre me sëmundje kronike.

Ky imunizim po bëhet me vaksinën e AstraZenecas, ku Kosova, në fund të marsit pranoi 24,000 doza të kësaj vaksine.

Aktualisht imunizimi është duke u bërë në sallën “1 Tetori” në Prishtinë si dhe në qendrat e mjekësisë familjare në disa komuna.

Autoritetet në Kosovë kanë thënë se do të pranohen edhe 76,800 doza tjera të vaksinës së AstraZeneca në periudhën prill-qershor, ashtu sikurse mbi 100,000 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, deri në fund të qershorit. /Gazeta Sinjali/