image Mbi 2 mijë qytetarë të vaksinuar për 24 orë në Kosovë

Shëndetësi

Mbi 2 mijë qytetarë të vaksinuar për 24 orë në Kosovë

news image

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 2 mijë e 25 doza të vaksinës anti-COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç bën të ditur kjo ministri, nga fillimi i procesit të vaksinimit janë dhënë 1 milion e 599 mijë e 372 doza të kësaj vaksine.

Ndërsa me dozën e dytë të kësaj vaksine deri më tani janë vaksinuar 752 mijë e 365 qytetarë.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast  i vdekjes nga koronavirusi, ndërkaq nga 1 mijë e 544 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me këtë virus.

Sot janë shëruar 19 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 589.

Aktualisht numri i rasteve aktive është 405. /GazetaSinjali/