image Mbi 2 mijë qytetarë të vaksinuar kundër COVID-19 për 24 orët e fundit në Kosovë

Shëndetësi

Mbi 2 mijë qytetarë të vaksinuar kundër COVID-19 për 24 orët e fundit në Kosovë

news image

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 2 mijë e 413 doza të vaksinës anti-COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Siç bën të ditur kjo ministri, me dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit janë vaksinuar 744 mijë e 671 qytetarë.

Ndërkaq që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë dhënë 1 milion e 587 mijë e 467 doza të kësaj vaksine.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes si pasojë e infektimit me koronavirus dhe nga 1 mijë e 696 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me këtë virus.

Sot janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 483.

Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 444. /GazetaSinjali/