Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit 2 mijë e 137 qytetarë janë vaksinuar me vaksinën anti-COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Në njoftim bëhet e ditur se 747 mijë e 723 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të kësaj vaksine.
Ndërkaq që nga fillimi i vaksinimit janë dhënë 1 milion e 591 mijë e 886 doza të vaksinës.
Ndryshe, në 24 orët e fundit një person ka humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus dhe nga 1 mijë e 351 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me këtë virus.
Sot janë shëruar 17 qytetarë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 521,
Numri i rasteve aktive aktualisht në Kosovë është 427. /GazetaSinjali/