image Mbi 2 mijë persona të zhdukur pas uraganit Dorian

Botë

Botë/ Mbi 2 mijë persona të zhdukur pas uraganit Dorian

news image

Në Bahamas, shërbimet e emergjencës kanë regjistruar 2,500 persona të zhdukur, pas uraganit Dorian që ka përfshirë këta ishuj javën e kaluar.

“Deri më tani, janë rreth 2,500 persona të regjistruar nga Qeveria e Bahamasit”,  citohet të ketë thënë zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare për Menaxhimin e Emergjencave, Carl Smith.

Të dhënat zyrtare thonë se numri i të vdekurve do të jetë shumë më i madh se 50, pasi numri i personave të zhdukur do të përditësohet sërish.

Mijëra persona tashmë kanë nevojë për ndihmë.

Dorian ka përfshirë Ishujt Abako me erërat më të forta që janë regjistruar ndonjëherë.

Pjesët më të shkatërruara si pasojë e uraganit janë Abakos dhe Grand Bahama.