image Mbi 19 mijë qytetarë të vaksinuar gjatë 24 orëve të fundit

Shëndetësi

Mbi 19 mijë qytetarë të vaksinuar gjatë 24 orëve të fundit

news image

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 19 mijë e 807 doza të vaksinës antiCOVID, raporton Gazeta Sinjali.

Siç bëhet e ditur përmes njoftimit të publikuar, prej fillimit të procesit të vaksinimit janë dhënë 1 milion e 15 mijë e 733 doza të vaksinës.

Kurse deri më sot me dozën e dytë të vaksinës janë vaksinuar 355 mijë e 633 qytetarë.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 14 viktima si pasojë e infektimit me COVID-19, përderisa nga 9 mijë e 634 testime, 583 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me këtë virus.

Sot janë shëruar 1 mijë e 944 qytetarë, kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve është 135 mijë e 258.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 është 18 mijë e 548./GazetaSinjali/