image Mbi 19 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19 janë dhënë për 24 orë në Kosovë

Shëndetësi

Mbi 19 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19 janë dhënë për 24 orë në Kosovë

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 19 mijë e 538 doza të vaksinës kundër COVID-19  në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

IKShPK ka bërë të ditur se deri më sot janë vaksinuar 202 mijë e 647 qytetarë me dozën e dytë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 1 mijë e 370 raste të reja me COVID-19, nga 9 mijë e 169 testime.

Ndërkaq sot janë shëruar 47 persona dhe numri i rasteve aktive është 6 mijë e 815. /GazetaSinjali/