image Mbi 18 mijë raste të reja me COVID-19 në Gjermani

Evropë

Mbi 18 mijë raste të reja me COVID-19 në Gjermani

news image

Gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani janë shënuar 18.487 raste të reja me COVID-19, ka bërë të ditur Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch”.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 261 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia shkoi në 11.767.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja./Gazeta Sinjali/