image Mbi 17 milionë të prekur me COVID-19 në botë

Botë

Mbi 17 milionë të prekur me COVID-19 në botë

news image

Mbi 17 milionë persona janë prekur nga koronavirusi në botë, ndërsa më shumë se gjysma e tyre janë në tri shtete.

Të paktën 17 milionë e 22 mijë e 877 raste dhe 666 mijë e 586 të vdekur janë regjistruar në botë, veçanërisht në SHBA, vendi më i prekur me 4 milionë e 426 mijë e 982 raste dhe 150 mijë e  713 të vdekur, pastaj Brazili me 2 milionë e 552 mijë  e 265 raste dhe 90 mijë e 134 të vdekur dhe India me 1 milion e 583 mijë e 792 raste dhe 34 mijë e 968 të vdekur.

Ritmi i pandemisë vazhdon të përshpejtohet në botë, me një milionë raste të regjistruara në katër ditë.

Megjithatë, ky numër i rasteve të diagnostikuara nuk reflekton numrin real të kontaminimeve pasi shumë vende testojnë vetëm rastet që kanë nevojë për shërbim spitalor për shkak të kapaciteteve të ulëta të depistimit./Gazeta Sinjali/