image Mbi 17 mijë konsumatorë të kryeqytetit, presin ngrohje cilësore nga Termokosi

Sociale

Mbi 17 mijë konsumatorë të kryeqytetit, presin ngrohje cilësore nga Termokosi

news image

Qytetarët e Prishtinës të cilët jetojnë në banesat kolektive, fatin e ngrohjes e kanë thuajse vetëm te ngrohtorja Termokos , e cila sivjet po premton se do të ketë ngrohje cilësore.

Në krahasim me vitet e kaluara, krahas rritjes së cilësisë së ngrohjes është rritur edhe inkasimi.

Termokosi po vazhdon me zgjerimin e rrejteti edh enë lagjet tjera.

“Ngrohtorja suksesshëm, po arrin të ofrojë ngrohje cilësore, të mjaftueshme dhe të pandërprerë për të gjithë konsumatorët, që janë të lidhur në rrjetin e ngrohjes në kryeqytet, tha kryeshefi i Termokosit Fisknik Osmani për Gazetën Sinjali.

Më tej ai theksoi se krejt kjo po bëhet falë angazhimit të jashtëzakonshëm të gjithë ekipit dhe punëtorëve të Termokosit, por edhe një bashkëpunimi të thellë me Korporatën Energjetike të Kosovës KEK, institucion ky prej të cilit Termokos merr energjinë termike përmes projektit të kogjenerimit.

“Në rrjetin e ngrohjes aktualisht janë të lidhur mbi 17 mijë konsumatorë me tendencë të vazhdueshme të rritjes së numrit të tyre, në saje të projekteve për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes, që janë në proces të realizimit”, tha Osmani.

Kryeshefi i Termokosit thelksoi se kanë të shtrirë rrjetin e ngrohjes vetëm në lagjet e urbanizuara të qytetit të Prishtinës, përkatësisht në: “Qendër”, “Ulpianë”, “Dardania”, Bregu i Diellit”, një pjesë të lagjes “Kalabria” si dhe tash së fundi edhe një pjesë të lagjes “Mati 1”. Prej disa javësh është duke u punuar intensivisht në zgjerimin e rrjetit edhe ne Lagjen “Arbëria”.

Sipas Osmanit, si rezultat i ngrohjes së mjaftueshme dhe cilësore, që u po iu ofrojnë konsumatorëve, shkalla e inkasimit vazhdimisht është në rritje.

“Nga raportet e fundit të cilat i kemi, vërejmë që  gjatë këtij viti shkalla e inkasimit është 5 për qind më e lartë se vitin e kaluar”, tha kryeshefi i Termokosit Fisnik Osmani.

/GazetaSinjali/