Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë dhënë 17 mijë e 316 doza të vaksinës kundër COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.
Siç bënë të ditur kjo ministri, 329 mijë e 246 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të kësaj vaksine.
Kurse që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë dhënë 955 mijë e 811 doza të vaksinës.
Kujtojmë se përgjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 24 raste të vdekjes nga koronavirusi dhe nga 13 mijë e 84 testime, 1 mijë e 29 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me këtë virus.
Sot janë shëruar 3 mijë e 266 qytetarë nga COVID-19 dhe numri i rasteve aktive është 22 mijë e 223. /GazetaSinjali/