Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se deri tani, në Kosovë, 160 mijë e 410 persona kanë marrë vaksinën kundër COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.
Vetëm në 24 orët e fundit, kjo ministri njofton se janë imunizuar kundër këtij virusi 1 mijë e 365 persona.
Ndërkaq, deri më sot, 32 mijë e 975 qytetarë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.
Kosova filloi me vaksinim masiv që nga 15 qershori i këtij viti./Gazeta Sinjali/