image Mbi 150 mijë vdekje nga koronavirusi në Amerikën Latine

Botë

Mbi 150 mijë vdekje nga koronavirusi në Amerikën Latine

news image

Numri i viktimave nga koronavirusi në Amerikën Latine ka tejkaluar shifrën prej 150 mijë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se shpërthimi i pandemisë pritet të arrijë kulmin në këtë rajon.

Vendi me numrin më të madh të të infektuarve është Brazili i cili ka afro 2 milionë njerëz me koronavirus.

Në ndërkohë, në Peru janë konfirmuar gati 340,000 raste dhe ky shtet ka emëruar një ministër të ri të Shëndetësisë për të trajtuar krizën e pandemisë./Gazeta Sinjali/