image Mbi 15 mijë qytetarë të vaksinuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Shëndetësi

Mbi 15 mijë qytetarë të vaksinuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

news image

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 15 mijë e 925 doza të vaksinës kundër COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Siç bëhet e ditur se që nga fillimi i vaksinimit janë dhënë 1 milion e 226 mijë e 63 doza të kësaj vaksine.

Ndërsa deri më sot 474 mijë e 783 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës antiCOVID-19.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 2 raste të vdekjes si pasojë e infektimit me koronavirus, ndërkaq nga 4 mijë e 139 testime, 133 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me këtë virus.

Sot janë shëruar 805 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 150 mijë e 625.

Numri i rasteve aktive në vendin tonë është 6 mijë e 77./GazetaSinjali/