image Mbi 15 mijë qytetarë të vaksinuar për 24 orët e fundit në Kosovë

Shëndetësi

Mbi 15 mijë qytetarë të vaksinuar për 24 orët e fundit në Kosovë

news image

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 15 mijë e 718 doza të vaksinës anti-COVID,  shkruan Gazeta Sinjali.

Siç bëhet e ditur nga kjo ministri, që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë dhënë 1 milion e 257 mijë e 671 doza të kësaj vaksine.

Ndërkaq 493 mijë e 794 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës kundër  COVID-19.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar tetë raste të vdekjes si pasojë e infektimit me koronavirus, kurse nga 4 mijë e 704 testime, 88 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me këtë virus.

Sot janë shëruar 651 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 152 mijë e 62.

Numri i rasteve aktive në vendin tonë është 4 mijë e 800./GazetaSinjali/