Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë dhënë 15 mijë e 617 doza të vaksinës anti-COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.
Siç bëhet e ditur, që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë dhënë 1 milion e 299 mijë e 482 doza të kësaj vaksine.
Ndërsa me dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19 janë vaksinuar 513 mijë e 544 qytetarë.
Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar tetë raste të vdekjes si pasojë e infektimit me koronavirus, kurse nga 4 mijë e 320 testime, 68 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me këtë virus.
Sot janë shëruar 323 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153 mijë e 672.
Numri total i rasteve aktive është 3 mijë e 342./GazetaSinjali/