image Mbi 15 mijë qytetarë të vaksinuar për 24 orë në Kosovë

Shëndetësi

Mbi 15 mijë qytetarë të vaksinuar për 24 orë në Kosovë

news image

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 15 mijë e 880 doza të vaksinës kundër COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Siç bëhet e ditur, që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë dhënë 1 milion e 241 mijë e 949 doza të vaksinës.

Kurse deri më sot me dozën e dytë të kësaj vaksine janë vaksinuar 484 mijë e 300 qytetarë.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar katër raste të vdekjes si pasojë e infektimit me koronavirus dhe nga 3 mijë e 823 testime, 84 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me këtë virus.

Sot janë shëruar 786 qytetarë pëderisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 151 mijë e 411.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në vendin tonë është 5 mijë e 371./GazetaSinjali/