Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 15 mijë e 869 doza të vaksinës kundër COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.
Siç bëhet e ditur deri më sot 318 mijë e 99 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Kurse prej fillimit të procesit të vaksinimit janë dhënë 938 mijë e 504 doza të vaksinës, shkruan Gazeta Sinjali.
Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit nga 10 mijë e 321 testime, 920 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Sot janë shëruar 1 mijë e 698 qytetarë, përderisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 123 mijë e 852, kurse numri i rasteve aktive është 24 mijë e 484. /GazetaSinjali/