image Mbi 15 mijë e 500 testime për COVID-19 në Kosovë, 241 raste aktive

Shëndetësi

Mbi 15 mijë e 500 testime për COVID-19 në Kosovë, 241 raste aktive

news image

Nga data 13 mars, kur u shënuan rastet e para me koronavirus në Kosovë e deri më sot, janë regjistruar gjithsej 1 mijë e 142 raste.

Pas më shumë se dy muaj, Kosova ka edhe 241 raste aktive, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, nga data 08 shkurt deri më 3 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 15.586 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.0141 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 871 raste.

IKSHPK ka konfirmuar mbrëmë edhe 19 raste të reja me koronavirus dhe 24 persona të shëruar.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 14 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Vushtrri, 4 raste Nadakovc, 4 raste Stanovc i poshtëm dhe 1 rast Reznik), komuna e Fushë Kosovës 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Miradi e poshtme), Komuna e Obiliqit 1 rast (sipas vendbanimit 1 rast Milloshevë), komuna e Podujevës 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Bellopojë), komuna e Kamenicës 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Rogoçicë) dhe 1 rast me vendbanim në Mitrovicë. /Gazeta Sinjali/