Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 14 mijë e 149 doza të vaksinës antiCOVID-19, raporton Gazeta Sinjali.
Siç bëhet e ditur, që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë dhënë 1 milion e 357 e 810 doza të kësaj vaksine.
Kurse me dozën e dytë të vaksinës kundër koronavrusit janë vaksinuar 551 mijë e 601 qytetarë.
Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar katër raste të vdekjes si pasojë e infektimit me koronavirus dhe nga 3 mijë e 327 testime, 56 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me këtë virus.
Sot janë shëruar 281 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154 mijë e 881.
Numri i rasteve aktive është 2 mijë e 330./GazetaSinjali/