image Mbi 13 mijë shqiptarëve u është ndaluar hyrja në BE më 2020

Sociale

Mbi 13 mijë shqiptarëve u është ndaluar hyrja në BE më 2020

news image

Rreth 140 mijë personave, të cilët nuk janë shtetas të Bashkimit Evropian, u është ndaluar hyrja në bllok, gjatë vitit 2020.

Numri më i madh i tyre, saktësisht 56 mijë e 370 prej tyre janë ukrainasë, ndërkaq, 12 mijë e 315 të tjerë janë shqiptarë.

Shqiptarët pasohen nga moldavët, 10 mijë e 150 prej të cilëve nuk janë lejuar që të futen në shtetet anëtare të BE-së.

Kështu bëhet e ditur në të dhënat e publikuara nga Eurostat, raporton Gazeta Sinjali.

Bazuar në këto të dhëna, të vizualizuara nga REL, shtetet të cila ua kanë refuzuar më së shumti hyrjen në bllokun evropian, banorëve jashtë BE-së, janë: Hungaria, Polonia dhe Kroacia./Gazeta Sinjali/