Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë dhënë 13 mijë e 414 doza të vaksinës antiCOVID, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç bëhet e ditur nga kjo ministri, që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë dhënë 1 milion e 312 mijë e 912 doza.
Ndërsa 520 mijë e 182 qytetarë janë të vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19.
Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar dy raste të vdekjes si pasojë e infektimit me koronavirus, kurse nga 4 mijë e 363 testime, 66 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me këtë virus.
Sot janë shëruar 221 qytetarë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153 mijë e 893. Numri i rasteve aktive në vendin tonë është 3 mijë e 185./GazetaSinjali/