image Mbi 120 mijë refugjatë ukrainas në Gjermani

Botë

Mbi 120 mijë refugjatë ukrainas në Gjermani

news image

Rreth 123,000 refugjatë kanë mbërritur në Gjermani nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus në fund të muajit të kaluar, mungesa e kontrolleve kufitare në kufirin e vendit me Poloninë nga vijnë shumica e refugjatëve ukrainas mund të nënkuptojë se numri është dukshëm më i lartë, sipas Gjermanisë.

Gjermania po punon me aleatët e saj për të transportuar me aeroplanë njerëzit që kanë ikur nga Ukraina në vendet më larg, ndërsa vendet fqinje të Ukrainës luftojnë për të përballuar të gjithë ardhjet e reja nga vendi i goditur nga lufta, tha Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock.

Baerbock u tha gazetarëve në Kishinau së bashku me homologun e saj moldav se Gjermania do të pranojë 2,500 refugjatë nga Ukraina që janë aktualisht në Moldavi, shkruan CNN.

Sipas të dhënave nga Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, 2.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga sulmi rus në Ukrainë.

(Fotografia është ilustrim)

/GazetaSinjali/