Gjermania ka regjistruar mbi 12 mijë raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.
Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 12,097 në 545,027, treguan të hënën të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive, raporton Reuters, transmeton Gazeta Sinjali.
Numri i raportuar i vdekjeve u rrit me 49 në 10,530. /Gazeta Sinjali/