Numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë po rritet çdo ditë, e bashkë me të po shpeshtohen edhe apelet e Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik dhe të Ministrisë së Shëndetësisë për vaksinim, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjatë 24 orëve të fundit, kjo ministri njofton se 12 mijë e 123 qytetarë janë imunizuar me vaksinën kundër koronavirusit.
Që nga fillimi i procesit të vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 400 mijë e 217 doza të kësaj vaksine.
Ndërkaq, 130 mijë e 511 qytetarë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës./Gazeta Sinjali/