Në Kosovë, aktualisht janë 12.760 raste aktive me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo shifër del nga të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, që njofton se numri total i rasteve pozitive është 100.655 raste nga 493.776 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Deri sot, po ashtu janë shënuar 2.053 raste të vdekjes.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 85.842. /Gazeta Sinjali/