image Mbi 105 mijë kosovarë aplikuan për termin për vizë pune në Gjermani brenda 2 muajve

Sociale

Mbi 105 mijë kosovarë aplikuan për termin për vizë pune në Gjermani brenda 2 muajve

news image

105 mijë e 601 qytetarë të Kosovës vetëm në dhjetor 2021 e janar 2022 kanë aplikuar për vizë punë në Ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë. Ndërkaq edhe një numër i madh i qytetarëve kanë aplikuar në ambasada të tjera.

Ata thonë se janë në kërkim të një jete më të mirë e page më të dinjitetshme.

Disa prej tyre kanë më shumë se dy vjet që presin për një vizë pune.

“Qe dy vjet një djalë i imi është kah aplikon në ambasadë gjermane. Kjo lotari, s’ka shancë me marrë vizën. Është duke e pritur puna atje”, thotë për televizionin publik, Petrit Berisha.

Edhe te qendra e aplikimit për viza zvicerane situata është e njëjtë.

“Unë terminin e kam bërë në muajin nëntor të vitit 2021 e tash e kam teminin me i dorëzuar dokumentet për me prit vizën”, tregon një qytetar tjetër.

Ndërkohë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka thënë se për shkak të kërkesës së madhe për terminë për viza me qëllim fillimin e punësimit sipas rregullores së Ballkanit Perëndimor, e cila i tejkalon dukshëm terminët që janë në dispozicion dhe për të siguruar mundësi të barabarta gjatë aplikimit për një termin, që nga dhjetori i vitit 2021 këto termine ndahen çdo muaj nëpërmjet një procedure të shortit.

Vetëm në dhjetor të vitit 2021 kanë aplikuar 56 mijë e 639 kosovarë e në janar të vitit 2022 48 mijë e 962 aplikime./GazetaSinjali/