Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar mbi 102 mijë raste të reja me COVID-19.
Sipas të dhënave nga Agjencia e Shëndetit Publik në Francë, me 102.144 rastet e reja në 24 orët e fundit, numri i rasteve deri më tani ka arritur në 14.274.528 ndërsa me 298 vdekje numri i viktimave nga COVID-19 arriti në 127.263.
Në spitale vazhdojnë trajtimin 25.776 persona, prej të cilëve 3.913 në kujdesin intensiv.
Drejtoresha e Shëndetit Publik, Genevieve Chene deklaroi se është shumë herët të thuhet se pandemia ka përfunduar.
Ajo theksoi se vazhdon rritja e numrit të rasteve me COVID-19. Sipas saj, duhet të vazhdohet të tregohen të kujdesshëm dhe se numri i personave që trajtohen në spitale mund të rritet.
Chene shtoi se është e nevojshme të priten ditët e ardhshme për të bërë një vlerësim lidhur me ecurinë e pandemisë, raporton TCH.
Ndërkohë në Paris vendosja e maskave në ambiente të hapura është bërë sërish e detyrueshme. /GazetaSinjali/