Më shumë se një mijë qytete dhe fshatra në të gjithë Ukrainën mbetën pa energji elektrike pas sulmeve masive ruse gjatë ditëve të fundit.
Zëdhënësi i shërbimeve të urgjencës Oleksandr Khorunzhyi tha se më shumë se 70 njerëz janë vrarë në sulmet me raketa dhe dron që prej 7 tetorit, raporton BBC.
Presidenti Volodymyr Zelensky tha se 30% e termocentraleve të Ukrainës janë shkatërruar në tetë ditët e fundit.
Disa zona të Kievit nuk kanë as energji as ujë.