image Mbi 1000 gjoba u shqiptuan dje ndaj qytetarëve që nuk respektuan masat antiCOVID

Siguri

Mbi 1000 gjoba u shqiptuan dje ndaj qytetarëve që nuk respektuan masat antiCOVID

news image

Vetëm dje në Kosovë janë shqiptuar 1168 gjoba ndaj atyre që nuk i respektuan masat ndaj COVID-19.

Kështu njoftoi Policia e Kosovës, përmes një postimi në Facebook, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërkaq, për thyerje të rregullave në komunikacion, policia bën të ditur se ka gjobitur 1123 pjesëmarrës në trafik.

Kurse, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 52 aksidente.  /Gazeta Sinjali/