image Mbi 100 mijë qytetarë nga Trusti mund t`i tërheqin vetëm 10 euro

Financa

Mbi 100 mijë qytetarë nga Trusti mund t`i tërheqin vetëm 10 euro

news image

Nëse Pako e Rimëkëmbjes merr votat e deputetëve në lexim të dytë dhe ligji dekretohet nga presidenti, atëherë 104 mijë qytetarë do të mund t`i tërheqin vetëm 10 euro nga Trusti.

Zëdhënësi i këtij institucioni, Jeton Demi ka thënë se që nga themelimi i këtij institucioni, bilanci i llogarive mbetet i ulët.

“Për shkak të historikut që ende është i shkurtër prej që është themeluar në vitin 2001, kemi ende një bilanc mesatar të llogarive që është i ulët, e që është pesë mijë euro bilanci mesatar në institucion. I kemi nxjerrë disa llogari duke filluar nga 100 euro, ku bëjnë pjesë rreth 104 mijë kontribuues ose 13 për qind e totalit”.

“Nga 100 deri në 1 000 euro me bilanc janë rreth 213 mijë kontribuues ose 33 për qind e gjithë kontribuuesve. 49 për qind i krejt kontribuuesve që kanë më pak se 1 000 euro, që i bie se do të marrin 100 euro nga kjo tërheqje”, tha Demi.

Aplikimi për tërheqjen e 10 përqindëshit do të bëhet online, për ta evituar fluksin e madh të qytetarëve.

“Për shkak të pandemisë por edhe fluksit të madh që pritet të ketë për të aplikuar sipas rasteve që i kemi pasur më herët kur ka pasur deklarime që procesi do të jetë i shpejtë kemi pasur fluks të madh të kontribuuesve që na kanë vizituar, por duke pasur parasysh situatën që e kemi, mundësia pritet që tu jepet kontribuuesve që tu jepet që të aplikojnë përmes internetit. Nuk do të kenë nevojë që fizikisht të vijnë për të aplikuar në zyrat e Trustit”, tha Demi./Gazeta Sinjali/