KEDS ka njoftuar para pak minutave se për shkak të motit në Kosovë kanë ndodhur dhjetëra prishje në rrjetin e energjisë elektrike të Kosovës.
Në njoftim thuhet se mbi 100 mijë konsumatorë kanë mbetur pa energji elektirke. Aty thuhet se rajoni i Dukagjinit, Pejës, Prizrenit dhe Gjakovës janë të prekura nga prishjet e energjisë elektrike.
Njoftimi i plotë:
KEDS njofton se si pasojë e erërave të fuqishme janë shkaktuar dhjetëra prishje në rrjetin distributiv të energjisë elektrike anëkënd Kosovës. Për pasojë, mbi 100 mijë konsumatorë aktualisht janë pa energji elektrike. Zona më e afektuar është rajoni i Dukagjinit, ku përfshihen Peja, Prizreni dhe Gjakova, por numër i prishjeve është shnënuar edhe në Prishtinë dhe Mitrovicë. Ekipet e KEDS’it janë në terren, madje kompania ka mobiliziar menjëherë edhe ekipe shtesë që po i sanojnë prishjet në kohën më të shkurtër të mundshme. Por, erërat e stuhishme deri në 80 kilometra në orë kanë shkaktuar dëme të konsidetueshme, ku shumë përçues janë përtokë, përderisa janë thyer edhe një numër i konsiderueshëm i shtyllave. Kjo, së bashku me kushtet tejet të rënduara atmosferike po e bëjnë intervenimin shumë të vështirë.
KEDS kërkon nga qytetarët që nëse shohin ndonjë anomali në rrjetin elektrik të mos i ofrohen, por të lajmërojnë menjëherë KEDS’in përmes kanaleve të komunikimit, sidomos në numrin e Qendës së thirrjeve 0800 791 00./Gazeta Sinjali/