Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë konfirmuar 2 mijë e 590 raste të reja me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, në mesin e të infektuarve janë edhe 113 fëmijë nën moshën 9 vjeçare.
Bazuar në këto të dhëna, 59 prej tyre janë të gjinisë mashkullore, ndërsa 54 janë të gjinisë femërore.
Numri më i madh i këtyre fëmijëve janë nga Prishtina, 29 gjithsej, pasuar nga Peja me 13 dhe Prizreni me 10.