image Mbi 10 milionë të infektuar me koronavirus në tërë botën

Botë

Mbi 10 milionë të infektuar me koronavirus në tërë botën

news image

Mbi 10 milionë persona në botë tashmë janë infektuar me COVID-19. Sipas të dhënave të pasqyruara në “Worldometer”, të infektuar me koronavirusin, zyrtarisht rezultojnë të jenë 10 milionë e 87 mijë e 553 persona.

Prej këtyre, 501 mijë e 428 persona nuk kanë mundur që ta fitojnë betejën me koronavirusin, ndërsa rreth 5,5 milionë të tjerë janë shëruar tërësisht.

SHBA-të vijojnë të kryesojnë listën si vendi më i prekur në botë nga pandemia me 2 milionë e 596 mijë e 770 të infektuar dhe 128 mijë e 152 viktima. Në vendin e dytë radhitet Brazili me 1,3 milion të infektuar dhe 57 mijë e 103 viktima.

Ndërsa në vendin e tretë radhitet Rusia me 627 mijë e 646 të infektuar dhe 8 mijë e 969 viktima. Kritike situata paraqitet edhe në Indi ku deri më tani numërohen 529 mijë e 577 të infektuar me koronavirus dhe 16 mijë e 103 viktima./Gazeta Sinjali/